web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë feston sot 88 vjetorin

4 Nëntor 2017, 18:51, Aktualitet CNA

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka festuar ditën e sotme 88 vjetorin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Po ashtu ky vit përkon edhe me 25-vjetorin e zgjedhjes së tij nga Patiarkana Ekumenike në krye të Kishës shqiptare.

Kjo është njoftuar nga vetë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila thotë:

“Sot Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, mbush 88 vjet. Ky vit përkon edhe me 25-vjetorin e zgjedhjes së tij nga Patriarkana Ekumenike në krye të Kishës sonë. Me veprën e Perëndibekuar Fortlumturia e Tij e ngriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga hiri i përndjekjes së regjimit komunist dhe e bëri të barabartë me të gjitha kishat motra.
Ndaj të gjithë ne, pjesëtarët e Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë i kemi sot zemrat dhe shpirtrat të mbushur me mirënjohje të thellë për Kryepiskopin Anastas, që e bëri të mundur këtë mrekulli dhe i urojmë ?Për shumë vjet, o Kryezot!?, edhe shumë vite të bekuara në krye të Kishës sonë.” /CityNews





Lajmet e fundit nga