web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas verifikimit/ Zgjidhen pesë kandidatët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (Emrat)

4 Nëntor 2017, 18:05, Aktualitet CNA

Pas përfundimit të procesit të verifikimit Parlamenti ka zgjedhur në seancën e djeshme pesë kandidatët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga rradhët e pedagogëve.

Nga shtatë kandidatë të qenë pretendentë janë zgjedhur pesë ,ndërkohë që dy të tjerët janë skualifikuar për arësye të mosplotësimit të kritereve.

Burime nga Parlamenti i thanë CityNews se gjithçka u zhvillua duke ju përmbajtur kritereve ligjore me rigorozitet. Në përfundim të shqyrtimit të kërkesave u zgjodhën si kandidat për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si përfaqësues të pedagogëve, Gent Ibrahimi, Mirela Bogdani ( kjo e zgjedhur si kandidate edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor), Eneida Sema, Sandër Beçi dhe  Eriona Muçollari.

Dy prej pretendentëve, përkatësisht Dariel Sinaj dhe Eriona Canaj nuk i morrën pikët e mjaftueshme,  në përmbushje të kritereve profesionale dhe morale, ndaj dhe u skualifikuan.

Zgjedhja e pesë kandidaturave të KLP u bë pasi më parë Kuvendi kishte zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mbyllja e këtyre dy proceseve i hap dritën jeshile krijimit të njësisë antikorrupsion SPAK ./CityNews





Lajmet e fundit nga