web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I moshuari debitor në kompaninë celulare, policia nis hetimet ndaj një 37-vjeçari

4 Nëntor 2017, 16:48, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka nisur një hetim ndaj një 37-vjeçari me inicialet Gj.L., i cili pasi ka falsifikuar dokumentet e një të moshuari, ka blerë një numër telefoni në emrin e këtij të fundit, dhe të gjitha shpenzimet kanë rënduar mbi të.

Sipas policisë, i moshuari 77-vjeçar me inicialet Xh. Gj., rezulton debitor, si pasojë e këtij mashtrimi.

Materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. /CityNews





Lajmet e fundit nga