web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet clubi ku fundjava ndizet flakë

4 Nëntor 2017, 16:26, Aktualitet CNA

Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, kanë marrë një tjetër inisiativë personale, këtë herë për t’i dhënë gjallëri dhe hare kryeqytetit.

Endri dhe Stefi, kanë zgjedhur që krahas koncerteve dhe mbrëmjeve festive, fundjavën t’ia dhurojnë kryeqytetasve dhe jo vetëm, pasi në zemër të Tiranës, tek ish-Mumja, kanë hapur biznesin e tyre, “Live Show STATUS”.

Live show që e gjeni në qendër të kryeqytetit duke shkuar në këmbë, dje organizoi një mbrëmje magjike, ku përveç dy vëllezërve, e ftuar ishte edhe këngëtarja Era Rusi.

Çdo fundjavë pritet të jetë edhe më magjike, ata vijnë me këngët e tyre, por edhe me këngë mesdhetare apo edhe greke, serenatat e dashurisë, rrokun etj, ku ndezin flakë çdo vend ku ata performojnë.

Argëtimi i fundjavës quhet “Status”, në qendër të Tiranës, tek “Pedonalja”, tek ish “Mumja”. /CityNews





Lajmet e fundit nga