web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i zi për ekonominë / Të ardhurat në shtator 13% më pak se plani

4 Nëntor 2017, 17:12, Aktualitet CNA

Deputeti i Lëvizjes Socialiste Përparim Spahiu, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, për mashtrime ndaj qytetarëve.

Sipas Spahiut, kryeministri Edi Rama po gënjen qytetarët kur flet për rritje të ekonomisë pasi të ardhurat në shtator janë 13% më pak se plani.

“Të ardhurat në Shtator 13% më pak se plani.
Rënie tatimi mbi të ardhurat personale.
Po si mund të arkëtohen më pak kur tre ditë më parë na shitën lajmin e 70 mijë vëndeve të reja pune?
Po si mund të realizohet më pak kur investimet e huaja na qënkeshin rritur me miliona euro??”, – shprehet Spahiu.

Më tej ai shprehet se të gjitha ato që thuhen për ekonominë dhe zhvillimet pozitive të saj, nuk janë gjë tjetër pos “Mashtrime ditën për diell.”.

“?Mashtrime ditën për diell…!!
Atë që po i bëjnë këtij vëndi këta, as turku nuk e ka bërë…!!!?”, – përmbyll reagimin e tij Spahiu. /CityNews





Lajmet e fundit nga