web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet skandali/ Visho Ajazi humbi sekretet ndaj u largua nga SHISH

4 Nëntor 2017, 18:29, Aktualitet CNA

Një skandal i padëgjuar gjatë gjithë historisë ekzistenciale të Shërbimit Sekret Shqiptar ka ndodhur me ish drejtuesin e këtij shërbimi Visho Ajazi Lika.

Pak ditë më parë ai lajmëroi dorëzimin e dorëheqjes së parevokueshme nga detyra e kryesuesit të SHISH-it, pa dhenë sqarime të mëtejshme rreth motivit të ndërmarrjes së një akt të tillë.

Përveçse bujës mediatike, kjo dorëheqje e kreut të SHISH ngriti dhe një serë hamendësimesh e polemikash politike, dhe nga mungesa e një njoftimi zyrtar rreth aktit, lejoi qarkullimin e lloj-lloj versioneve misterioze. Mirëpo përtej tymnajës jo zyrtare dhe heshtjes zyrtare rreth motivit, e cila çuditërisht vijon edhe sot e kësaj dite, media ja ka dalë të zbardhë të vërtetën e fshehur nga autoritetet zyrtare, e që përbën një skandal të vërtetë. Një skandal që mund të sjellë pasoja brenda shërbimit sekret shqiptar, por edhe më gjerë.

Pasi, sikurse ka raportuar ?sot? dorëheqja e Visho Ajazi Likës ka qenë e imponuar nga fakti se ky i fundit ka humbur tabletin profesional, pronë e institucionit që ka drejtuar, gjatë një vizite në Bruksel, ku merrte pjesë në disa konferenca të NATO-s.

Skandali nuk qëndron tek fakti se humbi një tablet të mbushur me barsoleta, histori dashurish, firma horror, me sharlokoms e 001-sh, apo ndodhi aventureske etj., por sepse brenda trurit të tabletit ndodheshin të dhena të klasifikuara, të llojit ?sekret? e ?top sekret?. Por edhe emra agjentësh e bashkëpunëtorësh, që nëse kanë renë në duart e agjentëve homologë të shërbimeve të huaja sekrete mund të sjellin pasoja shumë të renda për  sigurinë kombëtare të vendit tonë. /CityNews





Lajmet e fundit nga