web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

TVSH për biznesin e vogël/ Këto janë tre pasojat nëse nuk jepni faturën

30 Tetor 2017, 16:42, Aktualitet CNA

?Nga kontrollet e ushtruara në vendndodhjen e biznesit, administrata tatimore konstaton me shqetësim se një pjesë e tatimpaguesve, sidomos ata të regjistruar në Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin (biznesi i vogël), mbajnë pjesërisht ose nuk mbajnë fare dokumentet tatimore të blerjes (faturën tatimore) për mallrat që kanë në inventar.

Kujtojmë se Ligji nr.9920 datë 19.5.2008 ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?, ka përcaktuar qartë detyrimin e çdo tatimpaguesi për mbajtjen e dokumentacionit tatimor, po edhe sanksionet që zbatohen për kundërvajtësit.

1) Mbështetur në nenin 58 të ligjit, tatimpaguesit që mbajnë, tregtojnë, përdorin ose transportojnë mallra, duhet të kenë dokumentet e nevojshme tatimore, që provojnë pronësinë ose kontrollin mbi këto mallra dhe me kërkesën e zyrtarëve të administratës tatimore, i vënë këto dokumente në dispozicion të tyre.

2) Mbështetur në nenin 51 të ligjit, është detyrim i blerësit të kërkojë faturën tatimore, në kohën e realizimit të shitjes?

Pasojat kur malli nuk shoqërohet me faturë

Për rastet kur tatimpaguesi mban mallra të pashoqëruara me faturë tatimore, zbatohet procedura e mëposhtëme:

Kjo faturë i bashkëngjitet akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës dhe në të shënohet numri dhe data e akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës.

Ky tatimpagues detyrohet të pajiset me fatura tatimore me TVSH, sapo i aktivizohet përgjegjësia për TVSH-në.





Lajmet e fundit nga