web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mero Baze/“Garanti” i Bashës dhe “garancia” e Patozit!

30 Maj 2017, 19:01, Aktualitet CNA

Po shikoj një thirrje të Astrit Patozit drejtuar demokratëve, që të mos besojnë ata kryetarë partish apo njerëz të PD që u thonë se pas zgjedhjeve do të bëjnë koalicion me PS, duke i inkurajuar se do të jenë në pushtet. E gjithë thirrja e tij  është mbështetur mbi ?garancinë? se Basha nuk e ka thënë këtë gjë dhe se ai njeri nuk gënjen kurrë.

Duket që në fakt, e gjithë thirrja është më shumë një shqetësim se mos Basha ka vërtet pazar me Ramën, se sa një garanci që nuk ka bërë pazar me Ramën. Por përtej dozave ironike të saj, një gjë është e vërtetë në ?garancinë? që Rama i ka dhënë Bashës dhe që reflektohet në atë që po ndodh këto ditë në PD.

Lulzim Basha gjithë këto vite ka pasur prioritet kryesor të tij, mënyrën se si të bënte një PD të vetën, pa lidershipin që gjeti në PD, biles dhe pa ata me të cilët hyri bashkë në PD, nga dritarja që u hapi Berisha më 2005.

Deri ditën që bëri marrëveshje me Edi Ramën, aseti i vetëm politik që Basha kishte për të marrë PD-në dhe për ta mbajtur atë, ishte Sali Berisha. Ai ishte promovuesi i tij, mbështetësi i tij, bekuesi i tij në krye të PD, dhe garanti i tij përballë çdo turbullire në PD, deri ditën e marrëveshjes.

Dhe nën këto garanci, plani i Lulzim Bashës për eleminimin e lidershipit të PD, ka qenë çadra. Të gjithë ata që besojnë se çadra u ngrit për ?Republikën e re?, për luftë kundër canabisit, apo broçkulla të tjera, janë ose naivë, ose mashtruesë.

Çadra ishte selia e PD-së së re dhe jo e ?Republikës së re?. Përmes saj, Lulzim Basha kishte një plan të qartë. Ai do mbante PD-në jashtë zgjedhjeve, do eleminonte gjithë lidershipin politik të PD, duke u ndërprerë karrierën pa i pyetur, dhe pas krizës, pas dy ose tri vitesh, kur PD të rihynte në sistem, ai natyrisht do hynte me ekipin e tij.

Kjo ishte mënyra që ai kishte zgjedhur për të eleminuar pa u ballafaquar, kundërshtarët e tij, si një njeri që nuk bën kurrë beteja.

Por dita e marrëveshjes ndryshoi historinë. Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk kishin asnjë plan të takoheshin me njëri- tjetrin, sikur Petrit Vasili nuk do t?i kishte ?plasur buzën? gjithë ditën Edi Ramës me deklarata që fillonin me dorëheqjen e presidentit të zgjedhur dhe përfundonin me thirrrjen ?Eja voto Vetingun, ose ik?. Pa këtë zhvillim Edi Rama nuk do ishte nisur kurrë me tuta nga zyra e tij drejt zyrave të Kuvendit.

Aty, pasi e pa që përballë tij ishte një opozitë e bashkuar, ai ndau prej tyre Lulzim Bashën, u mbyll tre orë brenda dhe i nxorri të tjerët jo vetëm jashtë zyrave, por dhe jashtë loje.

Të gjithë u çuditën sa shumë i dha Edi Rama, Bashës, dhe sa shumë toleroi Basha nga Edi Rama. Njëri mbrojti postin e tij dhe thuajse datën e zgjedhjeve, tjetri mori më shumë ministra dhe drejtori me lekë, nga sa kërkoi. Por në fakt, askujt nuk i duhej asgjë nga këto.

Ajo që mori Rama, ishte qetësia se nuk do coptohej nga aleatët dhe ajo që mori Basha, ishte qetësia se nuk do coptohej nga rivalët brenda PD-së.

Edi Rama i ka hequr frikën Lulzim Bashës, se nëse humbet, do të jetë pjesë e qeverisë, dhe bash për këtë, kush e lexon marrëveshjen, ajo duket më shumë marrëveshje paszgjedhore, se parazgjedhore.

Është kjo garanci që e nxorri Bashën nga çadra, që bëri një marrëveshje për tre orë, pa komunikuar me Sali Berishën dhe që bëri po ashtu një listë, e cila nuk e ka konsulencën e Sali Berishës. Natyrisht nuk është një listë kundër Sali Berishës, por nuk është një listë e tij. Është një listë që ai nuk e ka përshëndetur, por vetëm ka sqaruar që nuk është e tij.

Dy skenarët e Lulzim Bashës për eleminimin e lidershipit të PD kanë pas dy garantë të ndryshëm. Në skenarin e parë të çadrës, garant që Berisha, derisa t?i asgjesonte, në të dytin, përmes marrëveshjes, është Rama.

Njësoj si marrëveshja Rama- Berisha e 2008, ku në themel kishte garancitë që përmes ndryshimeve kushtetuese, Rama të kontrollonte partinë me listën e deputetëve, dhe kjo mes Ramës e Bashës, ka në themel garancinë që Rama i ka dhënë Bashës, se askush s?do ta prekë dhe nëse humb.

Kështu që Astrit Patozi, apo kushdo tjetër, që bëjnë sikur janë me Bashën deri më 25 qershor, se kështu do ta shpëtojnë atë nga humbja dhe nga kthetrat e Ramës, janë duke ja ngritur nervat dyfish atij.

?Garanti? i Bashës dhe ?garancia? e Patozit, nuk kanë lidhje mes tyre.

Lulzim Bashën as e ha meraku fare si do dalë më 25 qershor. Shqetësimi i tij u mbyll sot në orën 09: 30 në KQZ, kur depozitoi më në fund listën. Ajo është e vetmja qetësi e tij. Tani sido që të dalin zgjedhjet, as i bëhet vonë. Me atë parti që ka bërë, edhe sikur gjithë jetën në opozitë të mbetet, prapë kryetar do të jetë. Thirrja e Patozit vlen për të qetësuar ata që gënjehen prej 27 vitesh në PD, por jo Bashën. Basha e ka qetësinë tjetërkund./Tema





Lajmet e fundit nga