web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensioni brenda ekipit Trump/ Dorëhiqet drejtori i komunikimit

30 Maj 2017, 18:40, Aktualitet CNA

Sikurse kanë konfirmuar mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare njeri nga drejtuesit e ekipit Trump, Michael Dubke, i cili mban detyrën e drejtorit të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi sot dorëheqjen në një klimë tensioni brenda ekipit të Trump, të gjendur në sfondin e tronditjeve lidhur me çështjen russiagate, theksoi një zyrtar ekzekutiv.

Në një mesazh drejtuar bashkëpunëtorëve të tij, Dubke theksoi se i kishte dorëzuar letrën e dorëheqjes presidentit amerikan, Donald Trump më 18 maj, por i ishte propozuar për të qendruar në post gjatë kohës së turit të parë të presidentit Trump jashtë vendit, tur që përfundoi të shtunën në mbrëmje.

Duke përmendur një largim për arsye personale, Michael Dubke, personazh me karakter të qetë, i cili e mbajti këtë funksion vetëm tre muaj, nënvizoi se ishte një nder i madh të punonte për presidentin Trump dhe administratën e tij.Posti i drejtorit të komunikimit është strategjik, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, që është fytyra dhe zëri i ekzekutivit në përditshmëri, është në linjën e parë.





Lajmet e fundit nga