web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AMA publikon Buletinin Periodik me të dhëna të tregut audioviziv

30 Maj 2017, 17:47, Aktualitet CNA

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka prezantuar sot  Buletnin Perdiodik Nr. 1 që pëtmban të dhëna nga dinamika e tregut audioviziv në Republikën e Shqipërisë (janar-qershor 2016). Buletini është përmbledhje e treguesve mbi sektorin e mediave audiovizive në Republikën e Shqipërisë, duke përmbushur në këtë mënyrë edhe një nga funksionet kryesore të që i atribuohen AMA-s nga ligji për mediat audiovizive.

Takimi ishte i organizuar në dy seanca prezantuese: ?Transparenca e aktivitetit audioviziv, ndikimi në treg dhe tek konsumatori?; ?Misioni dhe funksioni i një Buletini Periodik- vështrim në dinamikën e treguesve të Edicionit të Parë?, ku referuan Z. Gentian Sala, Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive, dhe Z. Arben Muka Drejtor i Programeve në AMA.

Modernizimi që sjell ky botim në fushën e medias u vlerësua nga të pranishmit. Po ashtu, edhe fakti që deri më tani kanë munguar të dhëna të tilla për subjektet audiovizivë.

Në seancën e diskutimeve u trajtuan disa tema, si: ?Rregullimi i tregut të punës në radhët e operatorëve audiovizivë përmes standardizimit të marrëdhënieve kontraktuale punëdhënës ? punëmarrës?, ?Aspekte metodologjike në mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave statistikore? , ?Rëndësia e botimit të të dhënave e besueshmëria tek publiku dhe grupet e interesit?,  ?Kurikula e e studimeve në Gazetari dhe Shkencat e Komunikimit në përputhje me nevojat e industrisë mediatike, si dhe trendet e përhapjes së internetit dhe rrjeteve sociale? dhe ?Kualifikimi i gazetarëve dhe redaktorëve të medias audiovizive për respektimin e Kodit të Transmetimit dhe parimeve deontologjike? .

Ky buletin është i dyti i publikuar, nga AMA, brenda këtij viti pas atij të Këshillit të Ankesave.Buletini mund te shfletohet online në linkun: http://ama.gov.al/preview/buletini-periodik-nr-1/ Citynews

 





Lajmet e fundit nga