Zgjedhjet kosovare/ Kryeministri Vuçiç bën thirrje që të votohet Lista sërbe
Kryeministri ende në detyrë i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, i c...
Tani që mori fund ankthi i plotësimit të listës së PD dhe fushata mund të konsiderohet në kulmin e saj, po bëhen përherë e më të shpeshta lajmet që vijnë nga terreni se pas zgjedhjeve Shqipëria do të qeveriset nga një koalicion i madh.
Për shkak se nuk i besoj shumë kësaj legjende, normalisht, nuk do ta kisha marrë fare mundimin ta merresha, e aq më pak të shkruaja për të.
Por shqetësimi im ka të bëjë me faktin që kjo legjendë për fat të keq po rrëfehet më shumë në radhët e aktivistëve të Partisë Demokratike, të cilëve po u serviret gati si opsioni i vetëm, ndërkohë që kjo nuk po ndodh në fushatën e garuesve të tjerë.
Unë e di mirë që kjo nuk është, as dëshirë dhe, as shpikje e demokratëve të thjeshtë, të cilët kanë katër vjet, që ëndërrojnë dhe presin një gjë krejt tjetër.
Por po ashtu jam i bindur se kjo që po ndodh është krijesë e një tufe përtacësh dhe miopësh politikë, që mund të jenë drejtues lokalë apo qëndrorë të fushatës së opozitës, të cilët tek kjo formulë kanë gjetur zgjidhjen për të mos u lodhur shumë e për t’i rënë shkurt punës, që u takon të bëjnë deri më 25 qershor.
Dhe sipas meje, kjo është mënyra më e keqe për të mos e ndezur kurrë fushatën e Partisë Demokratike, por për ta lenë atë në rënie të lirë, pasi shpjegimi i tyre qesharak është që, sido të vejë rezultati, në pushtet do jemi gjithësesi.
Duke e konsideruar këtë si një problem shumë serioz, sot do të ftoja cdo anëtar dhe drejtues politik të cdo rangu të Partisë Demokratike që ta injorojë dhe refuzojë si të papranueshme këtë “fake news”, që shkon në favor të kundërshtarit tonë kryesor, Partisë Socialiste.
Le të mos gënjehen ata, gjithashtu, edhe nga artikulimi, sado elokuent, me gojë apo me shkrim, i ndonjë analisti apo filozofi, qofshin këta edhe frekuentues cadre, në 3 muajt e protestës së opozitës. Jam shumë i bindur që kjo është një pritshmëri e rreme dhe e sajuar keq, e cila i minon që në start objektivat e opozitës në këto zgjedhje.
Së pari, sepse asgjë e tillë nuk ka për ndodhur, për sa kohë që mungon dëshira nga të dy protagonistët,
Lulzim Basha dhe Edi Rama, të cilët koalicionin e madh, e kanë gjënë e fundit që mendojnë sot. Pasi të dy kanë deklaruar edhe publikisht që mund t’ia dalin vetëm apo me aleatë më të vegjël të qeverisin normalisht, duke e vendosur të mundurin aty ku e ka vendin, në opozitë.
Por mbi të gjitha, se krijon përceptimin e gabuar, sikur marrëveshja politike që zhbllokoi krizën nuk kishte në themel parimet për shpëtimin e zgjedhjeve në Shqipëri, por ishte një pazar për të ndarë në tavolinë dhe që tani pushtetin.
Kjo legjendë do të kishte kuptim vetëm në një rastin që Partia Demokratike do t’i humbë zgjedhjet dhe Edi Rama do ta ftonte atë në qeveri, jo se nuk bën ndryshe, por thjesht dhe vetëm për të mbajtur larg vetes në opozitë kryesisht LSI-në dhe ndonjë forcë tjetër politike më të vogël, që mund të sigurojë prezencë në parlamentin e ardhshëm.
Por a ka arsye që dikush prej nesh ta mendojë këtë version fyes dhe poshtërues si shpëtimtar për Partinë Demokratike? Sepse i bie, as më shumë e as më pak, por të pranosh që opozita e bashkuar sot, të zëvendësojë LSI-në, dhe të mbetet në mëshirën e Edi Ramës për të lëpirë ndonjë kockë pushteti. A ka kuptim që ky skenar (mbi të gjitha me probalitet shumë afër zeros) të konsiderohet si rimorkiator fushate për Partinë Demokratike?Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast JO.
Sepse unë mendoj që Partia Demokratike dhe blloku opozitar i bashkuar në siglën e saj ka vetëm një detyrim sot, të fitojë zgjedhjet dhe ta dërgojë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të dështuar dhe të korruptuar aty ku i takon, në opozitë, madje të gjatë, që të ketë mundësi të shkundet tamam. Dhe ky nuk është asnjëherë mision i pamundur, që të ketë nevojë patjetër për një dalje rezervë.
Për fat të mirë, dëshmitari dhe bashkautori i vetëm i palës sonë për marrëveshjen, Lulzim Basha, nuk e ka thënë kurrë dhe as e ka lënë të nënkuptohet ndonjëherë një gjë të tillë. Dhe kjo e bën të thjeshtë ekuacionin.
Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike e kanë shumë më të lehtë të dëgjojnë kryetarin e tyre, i cili nuk ka asnjë arsye dhe asnjë interes, që t’i mashtrojë, sesa këdo tjetër, që për shkaqe rehatie, moskuptimi apo keqkuptimi, mund ta cmobilizojë me ose pa dashje aksionin politik të opozitës.
Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, duke e theksuar dhe përsëritur vazhdimisht se bashkëqeverisja me Partinë Socialiste nuk mund të jete dhe nuk është një opsion. Sepse ndryshe, i bie që të pranojmë se Republika e Re do të ketë kryeministër Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse Partia Demokratike mund dhe duhet t’i fitojë zgjedhjet./CityNews
Kryeministri ende në detyrë i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç, i c...
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalë së tij në Tepelenë te...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të tak...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për arsyet se pse d...
Karabinierët e qytetit të Kapuas pasi u përleshën me dy hajd...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në këto momente...
Debate të forta ngjalli ditët e fundit çështja e miratimit n...
Në kuadrin e operacionit antimafie të quajtur “Diarchia” kar...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin elektoral të fusha...
Kryetari i Partisë Demokratike ka ndërmarrë turin elektoral ...
Majlinda Bregu është nje prej kritikeve me te ashpër te Lulz...
Seanca e sotme plenare e Parlamentit të Maqedonisë ka patur ...
Lulzim Basha ka prezantuar së fundi projektin e tij apo atë ...
SKENARET: Nga mbrojtja ushtarake tek lufta kundër terrorizmi...
Presidenti Bujar Nishani ka paditur në Prokurori, Visar Zhit...
Partia Demokratike ka paraqitur listën e kandidatëve të saj ...
Kolegji Zgjedhor ka hedhur sot shortin për shqyrtimin e padi...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së ironizuari Lulzim Bashën...
Majlinda Bregu ka dalë në fushatë kundër mashtrimeve të qeve...
Partitë politike kanë nisur fushatën elektorale në kuadër të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...