web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moldavia dëbon pesë diplomat rusë/ Presidenti kundërshton

30 Maj 2017, 18:11, Aktualitet CNA

Ambasadori i Rusisë në Moldavi, Farit Mukhametshin, thotë se pesë anëtarë të Ambasadës së Rusisë në Kishinau janë dëbuar nga autoritetet vendore.Por, ky veprim i qeverisë së Moldavisë është dënuar nga presidenti pro-rus, Igor Dodon.

?Qeveria ka ndërmarrë një akt shokues ndaj Ambasadës së Rusisë?, ka shkruar dje Dodon në rrjetin Facebook.Qeveria e Moldavisë ka shprehur vullnet për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, por, presidenti Igor Dodon e ka kundërshtuar këtë integrim dhe përpiqet t?i afrohet Moskës.

Rajoni separatist Transdnistria në Moldavi, për një kohë të gjatë është burim i tensioneve ndërmjet Kishinevit dhe Moskës, që e ka mbështetur shpalljen e pavarësisë së këtij rajoni nga Moldavia në vitin 1990.Të dy palët e kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 1992, që përfundoi me ndërhyrjen e ushtrisë ruse në anën e Transdnistrias. Në fakt pavarësia e këtij rajoni nuk është pranuar nga asnjë shtet tjetër.





Lajmet e fundit nga