web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DETAJET/ Kush e filmoi ministrin e Brendshëm teksa pengonte hetuesit të sekuestronin prozhektorët

30 Maj 2017, 18:52, Aktualitet CNA

Videoja e publikuar ditën e sotme në media ku shfaqet Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj në vendin ku po sekuestroheshin prozhektorët e përdorur në mitingun hapës të fushatës së PD-së është filmuar nga kamerat e trupit të punonjësve të policisë.

Nuk dihet ende sesi ka përfunduar videoja në publik por rezolucioni i pamjeve, formati, cilësia e gjithçka tjetër është e njëjtë me ato të kamerave të trupit të punonjësve të policisë.

Por ndërsa skena është filmuar nga punonjës të policisë, ata rezultojnë deri më tani, të paktën zyrtarisht, të mos kenë bërë kallëzim penal ndaj Ministrit të Brendshëm. Veprimi i nevojshëm ligjor në këtë rast do të ishte që bazuar në filmimin në fjalë të bëhej kallëzim penal ndaj ministrit dhe kujtdo që ka penguar veprimet hetimore.

Nga ana tjetër gazeta ?Panorama? ka verifikuar sot me informacione të besueshme se nuk ka pasur urdhër prokurorie për bllokimin e prozhektorëve. Informacionet e të dhëna e siguruara nga gazeta tregojnë se sekuestrimi i prozhektorëve është bërë nga policia me iniciativën e saj pa pasur urdhër nga ana e prokurorisë.

Nga ana tjetër bëhet me dije se prozhektorët janë sekuestruar me iniciativë të policisë pavarësisht situatës së filmuar në kamera me ministrin e Brendshëm.

Sot është konfirmuar se prokurorët e hetuesit e policisë kanë bërë kqyrjen e nevojshme të prozhektorëve për aq sa i është nevojitur hetimit.

Sekuestrimi i prozhektorëve të kompanisë private konfirmohet edhe me faktin se ditën e djeshme përfaqësuesi i kompanisë është paraqitur në prokurorinë e Tiranës duke kërkuar zhbllokimin e tyre pasi ka lidhur kontrata për ti dhënë ato në përdorim të subjekteve të tjera.

I njëjti përfaqësues ka paraqitur në prokurori edhe dokumente zyrtare që tregojnë se prozhektorët janë përdorur edhe në aktivitete politike të PS, LSI dhe në evente të tjera si koncerte, etj./CityNews





Lajmet e fundit nga