web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet se kush janë 4 drejtorët e Policisë së Shtetit që i shpëtuan shkarkimit furtunë të Fatmir Xhafajt

26 Prill 2017, 11:54, Aktualitet CNA

Furtunës së djeshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deri në këto momente, duket se i kanë shpëtuar katër drejtorë të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, sipas Report tv.

Ndërkohë pritet që për pak minuta të publikohet lista e plotë e largim-shkarkimeve si dhe lëvizjeve të njëmbëdhjetë drejtorive të qarqeve në Polici./CityNews





Lajmet e fundit nga