web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Furtuna Xhafa/Ndërkombëtarët dosje për përfshirjen e krerëve të Policisë në mbjelljet e drogës

26 Prill 2017, 09:04, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme CityNews arriti të mësonte se shumica e krerëve të Policisë së Shtetit do të largoheshin nga detyra si rrjedhojë e furtunës së ndërmarrë nga Fatmir Xhafa.

Lëvizja e krerëve të Policisë, më në krye Drejtorin e Krimeve, Ardian Çipa u duk se ishte një akt politik, një ofertë e hapur ndaj Bashës me qëllim fillimin e negociatave politike dhe zgjidhjen e krizës.

Ndërsa u mendua se Rama me anë të kësaj lëvizjeje ?ping pong? me krerët e Policisë do të arrinte të joshte kreun demokrat, Lulzim Basha, ky i fundit e refuzoi duke mos hequr dorë nga kërkesa ultimatume për qeveri teknike gjë që më pas u duk se rezultoi në kthim pas të Ramës.

Mirëpo teksa po flitet për një pazar politik mes Ramës dhe Bashës duke përdorur kokat e policëve, burimet të sigurta i thanë CityNews se përveç këtij pazari, ka një ndërhyrje të drejtëpërdrejtë të ndërkombëtarëve në të ashtuquajturën furtunë të Fatmir Xhafajt.

Nga burime zyrtare mësohet se ndërkombëtarët i kanë dorëzuar Fatmir Xhafajt emrat dhe dosjet e krerëve të Policisë të përfshirë në problematika, kryesisht ajo e drogës dhe korrupsionit të ndodhura përgjatë detyrës së tyre në krye të Policisë.

Pra siç duket ky skenar i ngritur mbi kokën e policëve nuk është thjesht një lojë për marrëveshje politike mes Ramës dhe Bashës, por ka një përfshirje direkte të ndërkombëtarëve, të cilët më shumë se kurrë janë me sy nga Shqipëria dhe kriza në vend. Politika ka rolin e saj por edhe policia nuk ka ngelur  jashtë vëmendjes. Situata e vitit të kaluar ku droga mbuloi vendin duket të ketë shqetësuar ndërkombëtarët të cilët nëpërmjet strukturave të tyre të inteligjencës kanë pregatitur dosje me informacione të plota për përfshirjen e policisë në mbjelljen e kanabisit.

Dje mediat raportuan për lëvizje të mëdha në polici që nga niveli i drejtorëve në qarqe mund të shkonte deri në bazë tek shefat e komisariateve apo inspektorët e zonave./CityNews





Lajmet e fundit nga