web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Xhovani SHYTI/ Dështimi i pritur i misionit Mc Allister Fleckestein

26 Prill 2017, 07:45, Aktualitet CNA

Erdhën, negociuan pa sukses dhe ikën duke lenë pas dëshpërimin, por edhe  mesazhin e rendësishëm  se sado të zotë të jenë komshinjtë hallet e familjes zgjidhen më së pari nga vetë pjesëtarët e saj.

Ikja pa sukses e dy misionarëve europian, David Mc Allister dhe Knut Flekenstein ishte e pritëshme për sa kohë forcat politike vendore në konflikt të thellë, maxhorancë-opozitë, nuk kishin bërë një pakt paraprak dhe në tryezën e bisedimeve të shkonin të çliruar nga mllefet provinciale.

E ka kërkuar këtë paraprakisht David Mc Allister përpara se të ishte dakort me qënien negociator i një misioni tejet të vështirë në Tiranë. Do të pranoj negocimin por paraprakisht i kërkoj palëve të arrijnë marrëveshjen midis tyre për tu ulur në tryezën e bisedimit, por edhe përcaktimin e pikave që duhet të negociohen, ishte thelbi i kërkesës së zvendëspresidentit të Parlamentit Europian, Mc Allister, njëherësh dhe drejtor i Politikës së Jashtëme të këtij institucioni.

Pra në rast se kjo gjë nuk arrihej, nëse palët politike nuk bënin një pakt paraprak, eurodeputeti gjerman nuk do të merte përsipër rolin e negociatorit. Në fakt ndodhi që kjo marrëveshje nuk u arrit e megjithatë David Mc Allister erdhi në Tiranë në shoqëri me bashkëkombasin e tij Knut Fleckenstein. Të dy për të njejtim mision: paqtimin e politikës kokëforte shqiptare, që edhe këtë herë nuk dëgjoi të shtrëngonte duart, por vijoi të qëndrojë në të njejtat skalione si dhe para ardhjes së dy misionarëve. Duke konsumuar kështu rolin pa sukses të misionarëve të huaj të cilët erdhën, ndërkohë që palët në konflikt politik nuk i kishin bërë detyrat e shtëpisë, që varen tërësisht prej tyre. /CityNews





Lajmet e fundit nga