web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizjet në Polici/A do të tërhiqet Rama?

26 Prill 2017, 08:27, Aktualitet CNA

Dje në mesditë CityNews mundi të siguronte informacionin se Policia e Shtetit ishte duke kaluar në furtunë pas largimit nga detyra të drejtorit të Krimeve, Ardian Çipa, të tjerë emra priteshin që të shkarkoheshin, lëvizeshin në detyra paralele në një reformë policie të pregatitur qëllimisht ditën e negociatëve të zyrtarëve të PPE me Ramën dhe Bashën.

Burimet zyrtare fillimisht raportuan se do të lëvizeshin të gjithë Drejtorët e Qarqeve, me shumë gjasa që vetëm 3 prej tyre mund ti shpëtonin furtunës së Fatmir Xhafës që më shumë se lëvizje për përformancë më të mirë të Policisë, ishte një akt politik për t?i hapur rrugë Lulzim Bashës, i cili kishte sulmuar prej shumë kohësh Drejtorët e Policisë së Qarqeve.

Lulzim Basha nuk e pranoi pazarin e kryeministrit që përfshinte edhe Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe me shunë gjasa, kreu i qeverisë pritet të bëjë një hap pas.

Burime i thanë CityNews se mund të jetë edhe më i vogël numri i drejtorëve të policisë që do të lëvizen nga Policia. Me shumë gjasa pas refuzimit të Bashës për ti emëruar së bashku, Rama mund të lëvizë shumë pak prej tyre./CityNews





Lajmet e fundit nga