web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INVESTIGIMI/ A janë këto arsyet pse ambasada angleze i’a refuzoi vizën zyrtarit të lartë të policisë

26 Prill 2017, 10:06, Aktualitet CNA

Dje CityNews publikoi refuzimin e vizës që Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë i bëri Dritan Zotos, aktualisht drejtor i Insitutit të Policisë Shkencore, i cili kërkonte të bënte një vizitë zyrtare në Angli. Ndodhi kjo ndërsa dy punonjësve të tjerë të këtij institucioni të rendësishëm, O.A. dhe Xh.C. ju dha viza e hyrjes Zotos jo. Përse? Asnjë shpjegim nuk u dha rreth kësaj ngjarjeje të rendë, duke e lenë pezull edhe sot e kësaj dite arsyen.

Në investigim të këtij rasti të paprecedent, burime zyrtare konfidenciale i thanë CityNews se Instituti i Policisë Shkencore është sektori në të cilin, në kuadër të ndihmës së BE, Policia britanike ka implementuar një program 10 vjeçar  bashkëpunimi. Ndër të tjera kjo polici ka investuar në këtë institut miliona euro për pajisje, trajnime, vizita të ndërsjellta dhe aktivitete shkencore.

?Por Ambasada britanike nuk mund të qendrojë e heshtur përpara shkatërrimit që i bëhet këtij investimi dhe para skandaleve që e kanë shoqëruar Institutin në këtë periudhë të drejtimit të tij nga Dritan Zoto?, dëshmojnë burimet tona konfidenciale.

Sipas të cilave Zoto është i shqueshëm për jo pak bëma, sa me gjyqe të ?nivelit të lartë?, ashtu dhe me ?gjyqe për çështje civile të pronësive gjatë viteve kur ka punuar si ekspert privat i këtij sektori?, sikundër shprehet burimi.

Prej këtej, Dritan Zoto, u katapultua direkt në krye të drejtimit të Policisë Shkencore, në konflikt të pastër interesi, për shkak të akteve që duhej të realizoheshin tashmë në institucion, për çështje që, para pak kohësh, ai kishte dhenë akte ekspertimi si ekspert privat.

Por akti më i rendë si drejtues mbetet ai i shkatërrimit të investimit të bërë me ndihmën e Policisë britanike.

Në nisje të ?rilindjes? së institucionit drejtori Zoto urdhëroi shpërberjen totale të sektorit të ekzaminimit të dokumentave, me të cilin kishte konfliktin më të madh të interest, pasi në këtë sektor do të ekzaminoheshin çështjet e tij të dikurshme.

?Drejtori pati akuza nga vartësit, pasi u imponohej ekspertëve për dhënien e konkluzioneve, sipas interesave të tija, apo sipas konkluzioneve që ai kishte dhenë gjatë kohës kur ishte ekspert privat?, tregon burimi ynë.

Për të pastruar fushën, Zoto grumbulloi në sektorin e ekzaminimit ekspertë pa asnjë përvojë, si rezultat i paaftësisë së të cilëve nuk munguan as skandalet mediatike të publikuara edhe në emisionin Fiks fare, për firmat në dokumentat e bankës Lezhë, kontestime të hapura për raste të ekzaminimit të dokumentave të pronave në Vlorë e Sarandë, apo rasti i fundit i shefit të sektorit të ekzaminimit të dokumentave që në gjyqin e një punonjësi policie në lidhje me shpërdorimin e detyrës për një aferë droge, pranoi në gjyq se kishte gabuar për konkluzionin në bazë të të cilit punonjësi i policisë ishte arrestuar etj.

Por Zoto urdhëroi dhe shkarkimin e specialistëve të ekzaminimit të drogës dhe emërimin në krye të këtij sektori të një specialisteje të sjellë nga sektori i zjarrfikëseve (jo pak të përfolur për të tjera afera, e që është specialistja që dha e para opinionin e djegies së lendëve narkotike në laborator për shkak të shkëndijës elektrike nga një llambë neoni).

Zoto realizoi dhe përjashtimin si të ?papërshtatshëm? të shefit të Mjekësisë Ligjore, një mjek me përvojë mbi 20 vjeçare, dhe emërimin në vend të tij të një personi që si arsim bazë kishte Institutin Histori-Gjeografi, ndërkohë që ky është sektori që bën analizat e AND. Por edhe shkarkimin e shefit të sektorit të Vendit të Ngjarjes dhe emërimin në vend të tij të një specialisti të Qarkullimit Rrugor, një person që nuk ka dëshmi eksperti dhe nuk ka të drejtë të kryejë akte ekspertimi, ndërkohë që ky është sektori që merret me ekzaminimin e provave materiale që grumbullohen për të gjitha ngjarjet kriminale të ndodhura në shkallë vendi.

Të gjithë këta specialistë të shkarkuar ishin të mirëtrajnuar nga Policia angleze dhe kishin patur rezultate të admirueshme në përdorimin e paisjeve të sjella në kuadër të programit të bashkëpunimit me BE.

Fakt është edhe pezullimi i Drejtorit të Institutit nga Drejtori i Policisë së Shtetit, para rreth një viti, për një akt të kryer personalisht nga drejtori Dritan Zoto, me kërkesë private të një shtetasi Kosovar, ku pati një praktikë disiplinore të nisur nga Drejtoria e Standarteve dhe ku u përfol që Zoto u rikthye në detyrë pas insistimit të ministrit Tahiri.

Nëse Ambasada britanike nuk disponon ndonjë informacion më të rendë se sa i përmenduri më sipër, i bie që pikërisht kjo të jetë arsyeja e vërteta e refuzimit të vizës që ajo i ka bërë drejtorit Zoto./ CityNews

Ekskluzive-skandali/Drejtuesit të lartë të policisë i refuzohet viza nga Britanikët





Lajmet e fundit nga