web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i përgjigjet Ben Blushit/Dëgjova ofertën tënde, por ja pse e refuzoj

26 Prill 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të fjalës së tij tek çadra, nuk e ka neglizhuar por i është përgjigjur ofertës publike të kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi.

Basha i tha Blushit se oferta e tij nuk funksiononte, sepse Partia Demokratike nuk ka kërkuar që të përjashtohet Partia Socialiste, por të ketë një gjithëpërfshirje totale.

?Sot dëgjuam një propozim nga Beni, duke e marrë të mirëqenë se do ta ketë të njëjtin mendim në darkë, dua t?i shpkegoj çdo shqiptari se kjo nuk funksionon, sepse e kemi thënë prej fillimi se duhet të ketë mbështetje të përgjithshme politike. Duam një zgjidhje gjithëpërfshihese dhe jo përjashtuese. Nuk duam përjashtimin e Partisë Socialiste. Ne nuk duam që përmes këtij procesi t?i pararendim gjykimit qytetar me votë. Ne duam që qytetarët të munden të votojnë?, tha ndër të tjera Basha.

Më herët, Ben Blushi doli me një thirrje-kërkesë adresuar ne formën e një oferte publike ndaj Bashës e Metës, teksa i ftonte që të mblidheshin bashkë dhe të shpallnin mocion mosbesimi ndaj Ramës. /CityNews





Lajmet e fundit nga