web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritëhijet e arrestimit të Artur Zotos/ “Kokë turku” e politikës?!

16 Mars 2017, 09:19, Aktualitet CNA

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, u arrestua nga policia më 21 shkurt, pasi akuzohej për korrupsion. Zoto ra në prangat e policisë disa muaj pas arrestimit të zv/drejtorit të Burgjeve, Iljaz Labi. Të dy zyrtarët akuzohen për përfshirjen në një skandal me tenderat për ushqimet e të burgosurve. Labi u arrestua menjëherë pas zbulimit të skandalit te burgjet, në korrik të 2016-ës, ndërsa u desh më shumë se një gjysmë viti që ai të ?hapte? gojën dhe të dilte kundër shefit të tij, Artur Zotos. Pas gati 8 muaj në burg, zv/drejtori u kujtua se nuk ishte ai fajtori dhe vendosi t?i kalonte gjithë peshën dhe përgjegjësinë e skandalit drejtorit, të cilin policia e arrestoi sa hap e mbyll sytë.

Kjo është gjithçka ndodhi, u paraqit në media, u besua nga qytetarët. Policia bëri detyrën, ish-drejtori i korruptuar ra në burg. Por, CityNews vendosi të shkojë përtej të dukshmes, përtej asaj që panë e dëgjuan të gjithë. Mjafton të kthejmë kokën pak fare pas për të rikthyer në vëmendje gjithçka flitet për ata që na udhëheqin, ministrat, deputetët, e zyrtarë shumë më të lartë se Zoto i Burgjeve. Ky i fundit ra në pranga me të drejtë për një ?lugë pilaf?, por ministrat po vjedhin qindra milionë euro dhe s?po i kap askush.

Vazhdojnë të vjedhin e mbushin xhepat të lirë e të qetë, pa iu dridhur qerpiku fare. Sa e sa tendera qindramilionësh janë marrë nga ish-ministri i ?famshëm? i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nga ?super-ministri? i Ilir Metës, Edmond Haxhinato i Transporteve, etj etj. Por, nuk kemi pse të shkojmë deri te ministrat, pasi nuk janë më pak të përlyer dhe ata që i udhëheqin ata dhe të gjithë shqiptarët. Edi Rama dhe Ilir Meta, ?kokat? e piramidës nga ku buron krimi e korrupsioni, që ushqen më pas gjithë rrjedhën e piramidës.

E gjitha kjo na bën të besojmë se Zoto është i përfshirë në korrupsion, si pjesë e kësaj piramide, por përtej kësaj, arrestimi i tij mund të shihet si politik. Arrestimi i tij nuk erdhi për atë ?lugën e pilafit?, që iu mori nga goja të burgosurve, por është një ?kokë turku? e politikës. Politikës i pëlqen që herë pas here të bëjë ?kurban? ndonjë ?kokë? periferike, për të treguar se po lufton krimin e korrupsionin, kur në fakt rrënjët e vërteta i kanë pikërisht te politikanët.

Por, nëse lufta ndaj korrupsionit e krimit ka vendosur të nisë nga pilafi i burgut, kurrë nuk do të arrijë deri te ?kokat? e vërteta, që janë as më pak dhe as më shumë se politikanët./CityNews





Lajmet e fundit nga