web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mallkuar qofsh Mars!/Mesazhi prekës i vajzës për tragjedinë e Gërdecit

16 Mars 2017, 09:13, Aktualitet CNA

Erisoni, një fëmijë vetëm 6 vjeç ishte një prej viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Tashmë, kanë kaluar 9 vjet, ku familjarët e të gjithë viktimave, jo vetëm të Erisonit kanë kërkuar drejtësi, por ende nuk e kanë gjetur.

Iva Durdaj, motra e vëllait të ndjerë, dje je në përvjetorin e ngjarjes së rëndë, i ka dedikuar një poezi. Me keqardhje ajo i shkruan vdekjes duke thënë se pavarësisht dhimbjes, nuk mundi t?i shkatërronte forcën e shpirtit. Në fund, motra e viktimës shpërthen duke shkruar: ?Mallkuar qofsh mars?, shkruan “kosova sot”.

O sundimtarja vdekje, për ty jam ankuar
Sa e keqe je, se mbretëron duke shkretuar çdo gjë të gjallë.
Ti më erdhe në shkëlqimin e kthjellët të dritës
Dhe në rrugët njerëzore shëtite.
I pashë njerëzit në përndritjen tënde,
Të ngrysur nga pikëllimi, pafundësia, mllefi.
Dhe kuptova që ligësia në frymimin tënd
Bashkë me jetën e njerëzve zhduket si tym.
P.s 15 Mars 2008 #9_Vite pa ty Ëngjëlli im. Ditë e mallkuar që mos ardhsh kurrë.
E di, atë ditë më more gjithçka, shkatërrove gjithë qenien time, por harrove të shkatërroje forcën e shpirtit tim, sa keq atë s?do mundet dot kurrë asnjë dhe asgjë ta shkatërroj.
Mallkuar qofsh Mars!





Lajmet e fundit nga