Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mielli, si produkti më i përdorur në kuzhinën kosovare, importohet me kualitetin më të dobët.
Në vendin tonë, ashtu si edhe në mbarë botën, 15 marsi shënohet si Dita e Konsumatorit. Por, qytetarët janë të shqetësuar për kualitetin e produkteve të konsumit. Veçanërisht është shqetësuese cilësia e miellit të importuar nga Serbia. Dyshohet se gruri i dedikuar për kafshë ka ardhur nga Serbia si import në qindra-mijëra tonë, të cilin e sjell kompania “M-Sillosi” në Kosovë e në Shqipëri. Mësohet se kjo kompani ka kapur gati gjysmën e tregut shqiptar, ndërkaq në Kosovë mbulon mbi 80 për qind të tregut. Industrialistët nga Shqipëria kanë nxjerrë alarmin për rrezikun që paraqet ky miell i importuar për konsumatorët dhe shëndetin e tyre. Sipas tyre, ky miell nuk plotëson standardin minimal për proteinat (12-13%), të cilit i mungon jodi dhe hekuri i detyruar. Dyshohet se ky miell futet edhe kontrabandë, nuk kontrollohet nga doganat dhe ka manovra shmangie taksash që nisin që nga importi prej Serbisë. Prodhuesit e miellit japin alarmin se mielli serb (me grurë të importuar nga Serbia) po bën kërdinë në treg dhe po cenon rëndë shëndetin e sigurinë e konsumatorëve të miliona shqiptarëve,raporton Gazeta Kosova Sot
Krimi skandaloz ekonomik Analisti Reshat Badallaj shprehet se kompania “Devolli” ka kohë që hapur importon mallra të dyshimta me simptome kancerogjene nga Serbia dhe i plason në Kosovë dhe në Shqipëri. “S´do mend se këtë kompani, që quhet “DEVOLLI”, e mbështet dhe mbrohet nga Qeveria e Kosovës dhe nga majat e larta shtetërore. Mallrat që sillen nga Serbia, nga Shkëlqim Devolli, janë të një linje të veçantë për Kosovën, sepse në shtetet e tjera hetohet”, ka thënë Badallaj, duke shtuar se kompania e Shkëlqim Devollit nuk ka të ndalur, duke futur mallra të pastruara nga stallat serbe, që janë të dedikuara për kafshë, dhe i shesin e i plasojnë në tregun ku ka shqiptarë për të rrezikuar jetën e tyre. “Në fund të fundit, kjo kompani është dënuar zyrtarisht për këtë marifet se nëpër Dogana të Republikës se Kosovës, por e kontrolluar nga hajnat e majave të shtetit, kanë hyrë pa therë në këmbë me mijëra tonë krunde për kafshë dhe në mënyrë mafioze janë kamufluar dhe paketuar në thasët kinse me miell dhe është shpërndarë në sofrat shqiptare. Po të ndodhte ky krim ekonomik me përmasa më të mëdha deri në helmim jo vetëm që do të dënohej, por do të ishin kalbur në burg. Por, ç’e do kur kjo bandë është e mbrojtur nga kriminelët e lartë shtetërorë”, ka thënë Badallaj, duke shtuar se vetëm sa për sy e faqe dolën dy komisionet e Tiranës dhe të Prishtinës dhe pranuan se banda Devolli krundet i ka shitur për miell që nuk i plotëson standardet dhe me kaq përfundon ky marifet. Edhe përkundër faktit se Gazeta me dhjetëra herë i shkruan dhe kërkon përgjigje nga ‘M-SILOSI’ për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve nga gruri serb i importuar nga kompania e Shkëlqim Devollit, ata as sot nuk e kanë parë të arsyeshme të përgjigjen në pyetjet e dërguara me shkrim. Po ashtu, as përfaqësuesit e MTI-së nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara me shkrim nga gazetari.
Lavdërohen bizneset ilegale, shtypen bizneset e ndershme Eksperti Dardan Grapci shprehet se edhe pse 15 marsi është simbolikisht Dita për mbrojtjen e Konsumatorit, prapëseprapë asnjëherë nuk është respektuar nga bizneset dhe biznesmenët. “Në biznes gjithmonë do të ketë konkurrencë, por shtrohet pyetja, si? Sepse, nëse i shikojmë dhe i analizojmë bizneset evropiane atje konkurrenca është fer dhe e pastër, ku në fund ai i cili është biznesmeni më i mirë dhe biznesi më profitabil shpërblehet dhe të gjithë e duartrokasin. Por, këtu në Kosovë dhe në Shqipëri është e kundërta, personat që merren me biznese ilegale po lavdërohen, kurse ata qe janë te drejtë po dërgohen nëpër gjykata dhe po dënohen, apo më e keqja të kërcënohen dhe të vriten”, u shpreh ai. Grapci përmend edhe shembullin e miellit të importuar nga Serbia. “Gruri i kafshëve është për kafshë, por arsyeja pse kompania ‘DEVOLLI’ po e importon këtë miell dhe ua shet qytetarëve të vet, është se në deklaratat e politikanëve dhe biznesmenëve serbë, kosovarët për ta janë inferiorë”, shprehet Grapci, duke shtuar se biznesmeni Shkëlqim Devolli dëshmoi se nuk ka aspak mëshirë. “Prandaj, ky biznes dhe konkurrenca ilegale dhe e përkrahur nga mafia duhet urgjentisht të ndërpritet, sepse përndryshe shume të rinj dhe të reja, familje të ndryshme dhe pleq do të sëmuren, apo edhe do të infektohen me ndonjë virus apo bakter vdekjeprurës”, shprehet Grapci./Kosova Sot
Miresia miresi nuk ka , por lum ai qe e ka ,dhe juve kete e ...
Nëse ndonjëherë keni menduar që jeni “rast” i veçantë, sepse...
Shkencëtarët danezë kanë konfirmuar dicka që tashmë është dë...
Kështjella e Edinburgut thuhet të jetë njëri ndër vendet më ...
Kompania Google është duke zhvilluar sistemin e ri të verifi...
Një mashkull duhet përkëdhelur dhe prekur para se ta çosh në...
Holandezët refuzuan t’ia jepnin votën populistit të djathtë ...
Çfarë kaosi! Pikërisht ai bashkim, që është më i rëndësishmi...
Derisa çdo lule ka tregim tepër të bukur për t’u treguar, tr...
Politikanët unionistë duan të heqin të drejtën që në Gjerman...
Kryeministri Rama, sapo erdhi në pushtet abrogoi një ligj pë...
Ministri i ri i për Pushtetin Vendor, Eduart Shalsi i fituar...
Partia liberale e kryeministrit holandez, Mark Rutte u rendi...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka rikujtuar sot tragjedi...
Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi do të mund të aplik...
Edlira Ismaili ankohet në emisionin “STOP”, se ishte viti 20...
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
500 lekë në ditë, punë në të zezë, minorenë që shfrytëzohenF...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë shpalli sot akuzat ndaj k...
Zëvendësuesi i Armando Prengës në listën e Partisë Socialist...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...