web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dehur në timon/52-vjeçari nuk i shpëton dot policisë

16 Mars 2017, 07:54, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Bëhet fjalë për shtetasin Reshit Roçi, 52 vjeç, banues në lagjen Nr.5 Kavajë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Ballshit, është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip Volksëagen, me targa AA 005 HD, nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?; parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga