web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgatituni për pranverën!/Ja si do jetë moti sot

16 Mars 2017, 08:39, Aktualitet CNA

I gjithë vendi do të përshkohet sot nga një mot i kthjellët. Masat ajrore do të jenë të qëndrueshme me origjinë kontinentale. Herë pas here pritet të ketë dhe kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në verilindje dhe juglindje të territorit.

Edhe pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore dhe më të shpeshta në zonat malore. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime, duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi verilindor, duke bërë që brigjet detare të gjenerojnë valëzim të lehtë./CityNews





Lajmet e fundit nga