web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përplas me një mjet/ Arrestohet në flagrancë autori 63 vjeçar

13 Shkurt 2017, 13:44, Aktualitet CNA

Blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi një ditë më parë është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë janë aksidentuar pasagjerët. Të tre personat të cilët u plagosën, pas marrjes së ndihmës shëndetësore janë larguar për në banesë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Qemal Beti, 63 vjeç,  banues në Peqin.

“Më datë 12.02.2017,  ora 16:45, në lagjen Nr.13,  Durrës, duke drejtuar mjetin tip Reno me targa AA 472 PD, është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 987 DP, me drejtues  shtetasin J.Z. 63 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë, janë aksidentuar lehtë pasagjerët në mjetin tip Benz, shtetasit  K. Z. 55 vjeçe,  J. Z. 20 vjeç dhe R.N. 55 vjeçe, banues në Berat, të cilët pas mjekimit të marrë  në  Spitalin Ushtarak Tiranë, u larguan në banesë. Gjatë testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi Q.Beti ishte në gjendje të dehur”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /CityNews





Lajmet e fundit nga