web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

17 shkolla të reja në Tiranë

13 Shkurt 2017, 11:30, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama është ndalur sot në projektin për ndërtimin e shkollave. Teksa ka folur në prezantimin e projektit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet, ai theksoi se investimet i japin një shtysë ekonomisë dhe punësimit.

Në një ceremoni në shkollën “Fan Noli” në Tiranë,  ku ishte i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama deklaroi se ky investim është modeli i parë i projekteve të financuara nga programi ?1 miliard USD për Rindërtim?.

Kryeministri vuri në dukje se investimi për 17 shkolla të reja është bërë mëse i nevojshëm për shkak të mbipopullimit dhe mbingarkesës, që kanë cenuar cilësinë e jetës dhe të mësimit për shumë fëmijë që tanimë janë të rritur.

?Me bashkinë e Tiranës, sot lançojmë një projekt që është një model i parë i projekteve të programit tonë ?1 miliard USD për Rindërtim?.

?1 miliard USD për Rindërtim? është një program që do të bëjë të mundur në kohë të shkurtër të atyre veprave që do të kërkonin një kohë shumë të gjatë që të realizoheshin nga arka e shtetit?.

Rama tha se shkollat e reja do të normalizojnë numrin e nxënësve në klasa, do të shmangin turnet e pasdites dhe do krijojnë hapësirën e duhur për ta kthyer shkollën në qendër komunitare. /CityNews





Lajmet e fundit nga