web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe sulmon Blushin/U bëre si Rama

13 Shkurt 2017, 11:12, Aktualitet CNA

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me një gjuhë të vrazhdë Ben Blushit, ndërsa ka bërë një rezyme nga largimi i partisë dhe ndërtimi i një partie të re prej tij, për të cilën sipas Braçes, e reklamon si risinë e demokracisë. Më tej ai thotë se është vetë zgjedhur kryetar, me votat që nuk i ka parë kurrë, por i cilëson anëtarë të partisë, pasi i bëjnë ?like? në rrjetet sociale.

?A mund te me tregoje kush diferencen; iken nga nje parti duke share, akuzuar, sulmuar e bere cope cope, perse kryetari aty fiton me 95% te votave te anetareve ne nje votim te pergjithshem me leter e kuti dhe nderton nje “parti” tenden, e reklamon si risine e demokracise dhe vete e “zgjidhesh” kryetar me 95% te votave te atyre qe si ke pare kurre, nuk i ke takuar ndonjehere, por i quan anetare te partise, pse te bejne “like” ne facebook. 95% mbetet i njejte!! Anetaret dhe “anetaret”, ndryshojne natyrisht. Eshte dallimi mes atyre qe egzistojne dhe atyre qe nuk egzistojne?, përfundon reagimin ai. /CityNews





Lajmet e fundit nga