PROTESTA, QYTETARË TË VENDIT TIM
Protesta paqësore deri tek mosbindja qytetare, është ushtrim...
Kur mësoi se e kërkonte me urgjencë të madhe shefi i madh, kryeministri, dhe se ishte shumë i nervozuar, Ardiani i HZHEE-së u trondit shumë.
-Çfarë ka me mua, unë detyrimet i kam plotësuar në rregull, pa hile, – i tha Efugës, ndihmësit të kryeministrit që e njoftoi. Adriani i HZHEE i paguante edhe një rryshfet të vogël Efugës që të ndikonte te Kryeministri për të. Efuga i kishte thënë se shërbimi më i madh që mund t? i bënte ishte që të hynte në zyrë kur shefi i madh të ishte veçanërisht i nxehur dhe ta ndërpriste me ndonjë shkak kot, gjoja si të rëndësishëm. Kishte vënë re që kjo gjë funksiononte.
-Je i sigurt që i ke plotësuar në rregull, se rrallë e kam parë shefin kaq të zemëruar. ? I tha Efuga.
Adriani i kaloi me shpejtësi nëpër mendje të gjitha çështjet që mund të kishte me të dhe mendja i tha se ishte në rregull. Mbi të gjitha, 10 përqindshin e rryshfetit për çdo një euro që harxhonte në institucionin e tij, në çfarëdo forme, me apo pa tender, ia kishte dhënë në rregull shefit të madh. Të tjerat i dinte ai, shefi i madh që e kishte vënë në atë post.
-Ti e di vetë më mirë,- i tha Efuga, – u përpoqa të ta shtyj takimin se sot kishte bisedën me astrologun e huaj dhe me sa duket ka marrë një përgjigje që e ka zemëruar shumë. Vetëm mos i ke dalë për keq në horoskop, se atje nuk kam çfarë të të bëj, shefi është shumë i ndjeshëm për horoskopin këtë vit që është vit elektoral.
E ç? punë kam unë me horoskopin e shefit në vitin e zgjedhjeve -tha Adriani, – unë nuk ia rrezikoj pushtetin. Shefi i madh e di se unë nuk merrem me politikë nëse nuk i duhet atij që të merrem.
-Sidoqoftë hyrë brenda, pastaj e zgjidhim, nëse e shikon punën keq më bëj një shenjë siç jemi marrë vesh, më bëj një zile.- I tha Efuga.
Por shefi i madh e thirri brenda edhe Efugën:
-E Fuge, -i tha, – di të më ndihmosh për të gjetur atë që më tha astrologu, cilin kemi ne në rrethin tonë një njeri me emër perandori.
-Me emër perandori nuk di të kemi njeri, shef. ?Tha Efuga.
-Një njeri me emër perandori po të tërheq drejt derës së burgut dalëngadalë,- kështu më tha astrologu.
-Mos është ndonjë andej nga LSI-ja.- Tha Efuga.
-Jo çfarë thua, ata kanë emra katundarësh.- Tha kryeministri.
U bë heshtje. Adriani i HZHEE priste të fillonte çështja e tij, se me këtë nuk mendonte se kishte lidhje.
-Ty Efuge të mungon kultura klasike, – i the kryeministri, – nuk është ndonjë dëm i madh për detyrën që ke, por ja që të mungon. Ky astrologu i ri që kam gjetur është i jashtëzakonshëm, -iu drejtua kryeministri Adrianit. Është edhe falltar përveçse astrolog. Kombinon horoskopin me fallin. Por i bën në mënyrë shkencore. Se edhe kjo është shkencë, si mendon ti?
Adriani pohoi me kokë duke menduar se i kishte shpëtuar furtunës.
-A e di se cili ka qenë Adriani ti Efuge?- Pyeti kryeministri.
-Ka qenë zëvendës i Gjushit në Bashkinë e Durrësit, -tha Efuga.
-Nuk e kuptove pyetjen, -tha kryeministri,- desha të them a e di ti se cili ka qenë ai nga i cili e ka marrë emrin Adriani jonë. Nuk e di, mirë ja ku po ta them unë, ka qenë një perandor romak me emrin Adrian.
Adrianit të HZHEE iu duk se u hap dyshemeja para tij dhe po rrëshqiste në një humnerë të thellë. Që nga thellësia dëgjoi zërin e Efugës:
-Më fal shef, por nuk ka asnjë Adrian këtu në zyrën tënde. Zotëria quhet Ardian dhe siç e di ti këtu e ngatërrojnë lehtë emrin Ardian me Adrian dhe anasjelltas. Vetë zotëria e ka nxitur këtë ngatërresë për arsye që ti i ke të qarta.- Tha Efuga.
-Po, si arsyet e Fullanit, -tha kryeministri,- që emërohej guvernator me emrin Ardian, arrestohej me emrin Adrian, por vidhte me të dy emrat. Nejse nuk më takon mua ta zgjidh këtë ngatërresë, rëndësi ka që emri i tij nuk përbën problem për fatin tim.
Shefi iu bëri një shenjë se duhet të largoheshin dhe Efuga e mori me vete drejtorin e HZHEE.
-Sa të detyrohem o vëlla për këtë nder që më bëre? – i tha ky Efugës.
Efuga i pëshpëriti diçka te veshi, dhe drejtori i HZHEE u drodh sikur ta kishin prekur me tel të skuqur.
-Mirë, por problemi është se vërtet unë e kam emrin Adrian në gjendjen civile, – tha ai.
-Nuk ka rëndësi, -tha Efuga, -tani e tutje kur shefi të të kërkojë unë do të paraqes si Ardiani i HZHEE dhe ti ashtu do ta quash veten kur të thërret në telefon. Tani e tutje për kryeministrin je Ardian, ndonëse tenderat e tu të dashur me ofertues të vetëm që fiton me vlerë maksimale, mund të vazhdosh t? i bësh si Adrian. Paratë që i takojnë kryeministrit paguaja si Ardian. Sa për paratë që do të më japësh mua, m?i jep si të duash, si Ardian apo si Adrian.
-Kam edhe një pyetje, – drejtori i HZHEE, – a i dalin fjalët atij astrologut- falltar, a çfarë ishte?
-E ky më duket se është problem i vërtetë more mik, se atij i dalin fjalët, është me famë në botë për këtë gjë.- I tha Efuga.
Protesta paqësore deri tek mosbindja qytetare, është ushtrim...
Gazeta angleze “The Guardian” më seriozja në Mbretërinë e Ba...
Aktori Julian Deda ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen ...
Një person mundi të grabisë një kazino, falë një pistolete l...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka mbajtur paraditen e...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, do të mbajë sot një takim n...
Një person në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident në ...
Nga ana e policisë janë marrë masat për drejtorin dhe një pu...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e h...
Nga ana e policisë tashmë është identifikuar viktima e aksid...
Edhe pse te afërmit do ju paralajmërojnë, ju serish do e ngr...
Dje u varrosën dy trupa,një mashkull në Fier dhe një femër n...
Komplikimet shëndetësore të cilat shkaktohen nga pirja e duh...
Zbulohen prapaskena të xhirimeve të spotit më të ri të Digit...
Një aplikacion fertiliteti në smartphone është mjaft efektiv...
Asambleja Federale e zgjodhi Frank-Walter Steinmeier-in Pres...
Panairi i Automjeteve të Chicago-s i hapi dyert për vizitorë...
Duke nisur që nga 1 shkurti i vitit 2017, agjencia e OKB për...
Nëse nuk doni qe entuziazmi dhe pasioni te shuhet ne jetën t...
Disa gjëra janë më të paqarta sesa kur flitet për seksin. Ne...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...