web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incident në Kavajë/ Qytetari ndërpret Bashën për Roshin

13 Shkurt 2017, 12:03, Aktualitet CNA

Një incident është shënuar sot në Kavajë,  gjatë një takimi që  po mbante kreu i PD,  Lulzim Basha me qytetarët.

Një situatë e ndezur është krijuar  pasi një qytetar ka ndërhyrë gjatë bashkëbisedimit të kreut të PD, Basha, me qytetarët e Kavajës.

Qytetari i është drejtuar Bashës që të mos flasë për Elvis Roshin, pasi ai po punon për Kavajën, por të flasë për Ramën.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet dhe menjeherë të ndërhynin militantët, të cilët  kanë rrahur ?avokatin? e Roshit.

Basha pritej të vijonte edhe më tej me axhendën e tij, por për shkak të këtij rasti dhe faktit se turma e qytetarëve është acaruar, ka bërë që kreu i PD të ndërpresë takimet e mëtejshme. /CityNews

 

 

 





Lajmet e fundit nga