web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hakmarrja për Drejtësi”/ Akuza: Rekurs në Gjykatën e Lartë  

13 Shkurt 2017, 13:34, Aktualitet CNA

Apeli i Krimeve të Rënda sot shpalli të pafajshëm grupin ?Hakmarrja për drejtësi?. Lidhur me këtë vendim, një reagim ka ardhur nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda. Sipas tyre, vendimi në fjalë është i padrejtë dhe se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Apelit bën me dije më tej se vendimi është dhënë nga 5 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sipas prokurorëve, vendimi është dhene nga gjyqtarët e caktuar nga KLD, në  kundërshtim me ligjin.  Pesë gjyqtarët që dhanë sot pafajësi, u caktuan në 2016 nga KLD.

Procesi gjyqësor për grupin e “Hakmarrjes për drejtësi” ka zgjatur plot 21 vjet. Anëtarët e grupit, Kreshnik Spahiu, Orik Shyti, Laert Shyti, Altin Arapi, Gent Caka, Nikolin e Pasho Nevruzaj, Gëzim Gjoni, Roland Shyti dhe Dritan Hata, akuzoheshin për “pengmarrje” dhe “shkatërrim prone”. /CityNews 





Lajmet e fundit nga