web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurorët dhe gjykatësit pa Vetting të mos kandidojnë për deputetë

13 Shkurt 2017, 12:15, Aktualitet CNA

Partia Socialiste, përmes deputetit Taulant Balla ka bërë një propozim për ndryshime në kodin zgjedhor. Në një prononcim të shkurtër për mediat, deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se do propozojnë që asnjë gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, nuk do të ketë mundësi të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit.

?Propozimi që ne do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në kodin zgjedhor, që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk i janë nënshtruar procesit të Vettingut, ose e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, por procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar.

Ky është një hap i rëndësishëm, sepse sikurse Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar edhe ligjin për parandalimin e personave me rekorde kriminale që të përfshihen në procesin zgjedhor, kështu edhe gjyqtarë apo prokurorë që nuk kanë kaluar Vettingun apo nuk e kanë përfunduar procesin e rivlerësimit nuk mund të përfshihen në listat zgjedhore.

Sigurisht ne synojmë që të merret në konsideratë dhe të diskutohet nga komisioni për reformën zgjedhore në rast se PD vazhdon të bojkotojë komisionin, ne do ta depozitojmë krahas propozimeve të tjera në rrugët që përcakton rregullorja e vendit?, tha ai. /CityNews

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga