web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndotja në Ishëm/ Nisen dy grupe inspektimi

27 Janar 2017, 10:43, Aktualitet CNA

Pas sinjalizimit në orët e para të ditës për gjetjen në lumin Ishëm të kafshëve të ngordhura, një prononcim ka ardhur nga drejtori i Bujqësisë në Durrës, Vasip Habili.

Ai ka kërkuar gjobë të lartë ndaj subjektit që ka kryer këtë krim, raporton CityNews. Habili ka shtuar më tej se kanë nisur dy grupe inspektimi në Urën e Gjolës dhe se kjo është hera e parë që konstatohen kafshë të ngordhura.

Drejtori i Bujqësisë është shprehur se më herët janë konstatur vetëm mbetje biologjike dhe se kanë evidentuar thertoret dhe dyqanet e mishit. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga