web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtypi i ditës, e premte 27 janar

27 Janar 2017, 07:57, Aktualitet CNA

Gazeta Shqiptare hapet me “SHBA: Revokim vize për gjyqtarë e prokurorë”.  Një tjetër artikull flet për legalizimet. “Legalizimet, si ta merrni hipotekën për 10 ditë?. ?Të pasiguruarit, kush përfiron ilaçe falas?. “Ahmetaj, në mandatin e dytë, konsensus për amnisti kapitali?. “Berisha: Me Serbinë ka dy rrugë, ose dialog, ose luftë?.

Mapo hapet me kryeartikulllin: “Çfarë mund të bëjë Këshilli i Sigurisë për Balilin? Më tej do të lexoni: “Tensionet në Ballkan. Retorikë lufte  dhe leksione kartografie në Kuvend”. “Rezoluta e KiE, Vettingu dhe konsensusi politik  për zgjedhjet”.  Më tej: “Ambasada e SHBA revokon  vizat për rreth  12 gjyqtarë e prokurorë”.

Shqiptarja ka në krye të faqes: “Bllokohen vizat.  SHBA izolon  gjyqtarët  dhe prokurorët e korruptuar”. “Kërkesa e papritur nga deputeti i PD. Patozi: Të hapen dosjet për 140 deputetë, gazetarë dhe botues  të mediave”. “Përçahet opozita, 6 aleatë braktisin Bashën para zgjedhjeve”.

Gazeta Integrimi: “Takim me strukturat në Farkë. Endrit Braimllari: Riorganizimi i LSI në Tiranë, proces model, meritokraci dhe transparencë”. “Zëvendëskryetari i LSI, Petrit Vasili: Reforma zgjedhore, garantim i integritetit  të votës, transparencë financiare dhe  përshpejtimi i rezultatit”. “Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani: Me rëndësi rritja e profesionalizmit  të stafit të burgjeve”.

Rilindja Demokratike: ?Nuk ka zgjedhje pa votimin elektronik?. “Garanci të plote nga  SHBA e BE për zgjedhjet”.  “Vila 1.6 milionë euro e Vlahutin dhe ?sherri? me Daden për Presidencën”.

Gazeta 55 hapet me kryeartikullin: “Rama, në aksion kundër presidentit Trump”. “Berisha: Nëse preket Kosova, do të reagojmë si një komb”. “Opozita, e vendosur për votimin elektronik, kërkohet të zgjidhet edhe vota e emigrantëve”. /CityNews

 

 

 





Lajmet e fundit nga