web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Zgjedhore/ Vasili: Ankimimi të mos bëhet në KQZ, sjell vonesa

26 Janar 2017, 20:21, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë në emisionin ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, se partia e tij ka bërë disa propozime konkrete për reformën zgjedhore, të cilat janë edhe të mundshme.

Ai veçoi heqjen e të drejtës së ankimimit në KQZ pas zgjedhjeve, duke iu dërguar këtë atribut Kolegjit Zgjedhor me qëllim që të mos ketë vonesa.

Kemi paraqitur disa propozime, ku ne i kemi parë në dy fenomene; trafikimi dhe shitblerja e votës, paratë, një vend pune, fotografimi i saj, fenomen i cili ka spikatur më së shumti mbas zgjedhjeve të 2013-s e këtej. Në zgjedhjet e 2013-s e 2015-s nuk ka pasur kontestime për numërimin e votës, por për shitblerjen e saj. E kemi përqendruar vëmendjen këtu. Jemi përqendruar edhe tek fenomeni i mënyrës së financimit dhe parave të dyfishta që prodhojnë rezultate të deformuara. Së treti, një ide tjetër është shpejtimi i procesit nëpërmjet gjykimeve që ne i gjykojmë të mundshme, si rritja e qendrave të numërimit, dhe së dyti për të hequr KQZ-në si një hallkë ankimimi, duke shkuar drejtpërdrejt në kolegjin zgjedhor.” , tha ai





Lajmet e fundit nga