Berisha: A kemi ne miq në administratën Trump? Ja përgjigja…
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ishte sot i ftuar në...
Presidenti i SHBA Donald Trump bëri të enjten udhëtimin e tij të parë me avionin presidencial Air Force One duke shkuar në Filadelfia për një takim me Kryeministren britanike Theresa May dhe për të marrë pjesë në një konferencë të anëtarëve republikanë të Kongresit.
Zoti Trump, i cili më parë udhëtonte me avionin e tij privat, u prit në Filadelfia nga një numër i vogël protestuesish përpara ndërtesës ku republikanët po mbanin konferencën.
Menjëherë pas mbërritjes, zoti Trump mbajti një fjalim në të cilin kujtoi fitoren e tij befasuese në zgjedhje në shtetin e Pensilvanisë. Ai tha se fitorja në këtë shtet ishte diçka e këndshme, duke e quajtur Pensilvaninë shtetin që ?u kishte shpëtuar? republikanëve në zgjedhjet e mëparshme.
Presidenti renditi pastaj aspiratat e tij kryesore poltike, duke përfshirë planin për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të SHBA si dhe një hetim rreth dyshimeve për mashtrim në votimet e vitit 2016.
“Ne do të mbrojmë integritetin e kutive të votimit, do të mbrojnë votat e qytetarit amerikan. Kjo është shumë e rëndësishme,” tha ai.
Zoti Trump tha se ai dhe presidenti meksikan Enrique Pena Nieto kanë rënë të dy dakord për të anuluar një takim të planifikuar për javën e ardhshme, pasi presidenti meksikan përsëriti se vendi i tij nuk do të paguajë për murin.
“Nëse Meksika nuk i trajton Shtetet e Bashkuara në mënyrë të drejtë dhe me respekt, një takim i tillë do të ishte i kotë. Unë dua të ndjek një rrugë të ndryshme, nuk kam asnjë alternativë tjetër”, tha zoti Trump.
Republikanët janë mbledhur për një konferencë tre-ditore, ku do të planifikojnë axhendën legjislative për vitet e ardhshme, në të cilën do të kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, krahas Shtëpisë së Bardhë.
Zoti Trump po u paraqet ligjvënësve ato që ai dëshiron të arrijë në çështje si emigracioni dhe kujdesi shëndetësor. Ai mund të përpiqet t?i nxisë republikanët të mbështesin idetë e tij shumë të debatueshme, si ndërtimi i murit apo ngadalësimi i imigracionit.
Duke folur për gazetarët të enjten, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se Presidenti Trump nuk ka vendosur ende nëse do të shkurtojë fondet për organizatat ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara. Disa njoftime në media lënë të kuptohet se presidenti po përpiqet për të zvogëluar rolin e SHBA në këto organizata./VOA
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ishte sot i ftuar në...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Një vëzhgim i emisionit investigativ “STOP”, që transmetohet...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ishte sot i ftuar në...
Nga Arian GaldiniNe Shqiperi vota nuk meret me flamur. Blihe...
Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe k...
Një veprim i pazakontë nga nje dhenderr ditën e dasmës së ti...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi sot analizën vj...
Kreu i LSI-së nëpërmjet një loje politike po përpiqet që mik...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar sot letrën e...
Citynews sjell 10 arsye se pse shqiptarët e Maqedonisë duhet...
NJE SQARIM MBI HAPAT E METEJSHEM PER KANDIDIMIN TIM PER AVOK...
Ja 7 gjëra të mahnitshme që aspirina mund të bëjë për ju:...
Nokia ka nxjerrë në shitje në Kinë smartphone-in e ri që kus...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli kritikoi deputetët e ...
Ka nja debat aktual mbi vendin që zënë partitë e vogla në ko...
Ambasada amerikane njofton se ka revokuar vizat jo-emigruese...
Para dy vitesh nje ankete per vlerat ne nivel boteror, World...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, mbajti sot ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...