web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hidhet shorti për KED/PS kundër: Publikoni listat, konkurrencë e pandershme KLD-Prokurori

27 Janar 2017, 09:34, Aktualitet CNA

Po hidhet sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti po hidhet në Kryesinë e Kuvendit, nën vëzhgimin e Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Janë 52 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen vetëm 9 anëtarë për KED.

Ndërkohë, procesi i hedhjes së shortit ka nisur me debate, ku ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, që e ka cilësuar procesin të pandershëm.

Hysi ka kërkuar të publikohen listat e emrave, pasi sipas saj, janë përjashtuar 5 magjistratë. Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se procesi duhet të jetë transparent.

Hysi: Magjistratët dhe prokurorët nuk janë njohur me listat. Listat nga KLD dhe Prokuroria, konkurrencë e pandershme. Janë përjashtuar 5 magjistratë, të publikohet lista.
Meta: Procesi duhet t ëjetë transparent edhe në përmbajtje. Jemi këtu për të zbatuar ligjin në mënyrë transparente. Nuk jemi gjykatë që interpretojmë ligjin./CityNews





Lajmet e fundit nga