web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet i ftohti në Shqipëri, temperaturat deri në -16 gradë celsius

27 Janar 2017, 08:10, Aktualitet CNA

Ditët e ftohta me temperatura nën zero pritet të kthehen sërish. Sinoptikanët parashikojnë që në ditët në vijim, të ketë rënie të ndjeshme të  temperaturave.

E premtja si edhe fundjava do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas Meteoalb, në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë -15 apo -16 gradë celsius dhe ato maksimale në -4 apo -5 gradë C.

Në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, temperaturat minimale do të luhaten nga -4 në 2 gradë C dhe maksimalet deri në 8 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë. Ndërsa në det me shpejtësi 30 km/h, nga drejtimi Lindor duke gjeneruar dallgëzim 3 ballë. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga