web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EMRI/ Bleu celularin me lekë të falsifikuar, kapet 35 vjeçari

27 Janar 2017, 10:26, Aktualitet CNA

Një 35 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi kishte blerë një telefon me kartëmonedhë të falsifikuar, tashmë është ndalur  nga blutë e Durrësit. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim, Erjon Skopeci, 35 vjeç, banues në Durrës.

35 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi më datë 20.01.2017, në një dyqan celularësh ka blerë një telefon me një kartëmonedhë 100 ?, e dyshuar e falsifikuar.

Ai i?u dorëzua Efektivëve të Komisariatit  të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga