E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Fidel Kastro, diktatori kuban që dominoi ishullin e Karaibeve që nga viti 1959 deri më 2008 nuk jeton më. Një ndër personazhet më të njohur të botës, një figurë kontraverse dhe padyshim, një shembull tipik se si një regjim totalitar mund të shkatërrojë vendin e tij dhe jetën e disa brezave, Fidel Kastro vijon të dominojë ende jetën politike të Kubës. Në fillim në 2006 dhe përfundimisht në 2008 ai ja la pushtetin vëllait të tij më të vogël, Raul, si pasojë e problemeve shëndetësore dhe pamundësisë për të drejtuar vetë. Raul ruajti dhe duket se do të ruajë kursin politik të Kastros së madh edhe pse vendi është në një moment katastrofe ekonomike dhe të të drejtave të njeriut.
Vdekja e Kastros përtej kuriozitetit nuk trazoi asgjë në politikën botërore. Ai jetoi aq kohë sa të shohë rrënimin e sistemit që ndërtoi vetë dhe që endërroi se do të ndryshonte jetën e kubanëve. Ai erdhi në pushtet në një periudhë të trazuar, duke rrëzuar një prej regjimeve më të korruptuara të Amerikës qëndrore, atë të Batistës. Ai mori një Kubë që dominohej nga polarizimi mes të pasurve dhe të varfërve dhe që kontrollohej më së shumti nga mafia Nju Jorkeze dhe kazinotë e saj. Por ai mori një vend që kishte ekonominë e dytë më të pasur të Amerikës qëndrore dhe jugore; një vend të mbushur me turistë dhe që pavarësisht varfërisë, qytetarët lëviznin të lirë. Në momentin e vdekjes së tij, Kuba është jo vetëm vendi më i varfër i Amerikës, por edhe një ndër më të varfërit në botë. Polarizimi i dikurshëm duket sikur nuk ekziston më, por nga premtimi që të gjithë të pasuroheshin, vendi është kthyer në një kazermë vetëm të varfërisht dhe një popullsie të uritur. Në vend të vendit të lirë dhe të drejtë të premtuar, ai ndërtoi një burg gjigand, sic e ka quajtur Kubën e tij, Juanita, e motra që u arratis herët në Meksikë e më pas në SHBA, ose vajza, Alina Fernandez që po ashtu u arratis nga regjimi i të atit duke përdorur pasaportën e një turisteje spanjolle më 1993. E bija ka shkruajtur një libër në të cilin shpjegon fare mirë represionin dhe jetën nën një nga diktaturat më të cuditshme të globit. Po kështu e braktisi gruaja e dytë që u largua për në Spanjë dhe vajza tjetër që sot jeton në Miami. E braktisi edhe vëllai i madh, i cili në shenjë proteste ndaj marrjes së tokave pronarëve refuzoi të pranonte shërbimet e regjimit dhe jetoi gjithnjë i vecuar dhë në oponëncë të heshtur me vëllain diktator.
Vetëm 80 milje nga bregu i SHBA, Kuba konsiderohej një kohë kërcënim për të, ndërsa sot është vendi i harruar prej nga emigrantët largohen me gjithë llojet e mjeteve të lundrimit. Disa milion kubanezë kundërshtarë të regjimit jetojnë në Miami dhe vdekja e Kastros apo rrrënimi ekonomik i vendit ngjall një shpresë për ata vetë.
Historia e Fidel Kastros është historia e trishtë e endërrës komuniste të barazisë. Ajo është njëkohësisht mësimi më i mirë i totalitarizmit. Kur në Janar 1959 Ambasadori Amerikan në Havanë pyeti Kastron se kur do të zhvilloheshin zgjedhje të lira, ai deklaroi: kur populli të jetë rimëkëmbur ekonomikisht, kur Kuba të fuqizohet, kur të ndërtohen hidrocentrale dhe fabrika. 57 vjet më pas, populli i tij është thuajse në uri. Ushqimet nuk mjaftojnë për asgjë, mishi është zhdukur, resortet e dikurshme turistike janë tejet të amortizuar, ndërsa ajo ekonomi e rëndë që është ngritur në këmbë nuk vlen thuajse për asgjë. Kuba vijon të funksionojë falë veprimtarive tradicionale, kultivimit të duhanit dhe sheqerit. Po ashtu sic ishte një gjysëm shekulli më parë. Qytetarët e saj vijojnë të jenë të izoluar edhe pse, hapja nuk duket më e largët.
Fidel Kastro vdiq dje, duke parë më sytë e ti rrënimin e një sistemi që ai besoi se po e ngrinte për qytetarët; të një sistemi barazie, që rezultoi një sistem urie, harrimi dhe izolimi. Ai iku duke marrë me vete me mijëra viktima që regjimi i tij ka regjistruar ndër vite. Me mijëra disidentë që ende dergjen burgjeve sepse kundërshtuan marrinë e tij; me miliona emigrantë dhe imazhin e një vendi, të cilin për nga rrënimi nuk mund ta krahasosh me askënd në botë./ Citynews
Policia e Elbasanit ditën e sotme ka bërë të mundur arrestim...
Gjykatat në Serbi vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë...
Kuba do të mbajë 9 ditë zi, në shenjë respekti për udhëheqës...
Dy të rinj, janë arrestuar nga policia lokale, pasi i kanë v...
“Kurora e 2015-s” u shkon bizneseve shtetërore të energjisë,...
Policia e Shtetit ka goditur një rast të trafikimit të mjete...
Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u ...
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur mbrëmje...
Policisë italiane ju deshën më shumë se dy vite hetime për t...
Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italia...
Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një ak...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot pak pas mesnate n...
Dashi 21. mars – 20. prillDite e mire do jete kjo e sotmja p...
Kryetarja e sapo-zgjedhur e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve...
Një reportazh nga 20 korriku i vitit 2015, kur në Kubë u rih...
Një i dënuar me 25 vite burg për akuzën e grabitjes me pasoj...
U mor vesh, edhe nga takimi i fundit me Rumenigen, që Edi Ra...
Këngëtarja Rezarta Shkurta, bashkëshorte e Ermal Hoxhës, nip...
Nga deputet, në reformator i partive politike. Nga hënë, në ...
Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Xi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...