web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident me nje viktime

26 Nëntor 2016, 23:48, Aktualitet CNA

Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit.

Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë./Citynews





Lajmet e fundit nga