web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja nga vrasja në Elbasan/ 15 persona të shoqëruar

26 Nëntor 2016, 20:36, Aktualitet CNA

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gur i Zi në Elbasan.

Policia e Shtetit bën me dije se shtetasi i vrarë është Gazment Sllami, 19 vjeç. Ai dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri në një kodër.

Ndërkohë, mësohet se policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat 15 persona të cilët dyshohen se kanë disjeni për vrasjen dhe autorët.

Policia dyshon se viktima njihej me vrasësit, ndërsa familjarët shprehen se djali i tyre doli nga shtëpia pas një telefonate.





Lajmet e fundit nga