web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia tha se ishte vetëvrasje/ Hoxha: Ushtari u vra për kanabisin, ja shuma e madhe që fshihet pas

26 Nëntor 2016, 20:12, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha tha sot në emisionin ?Rrokum Night me Kastro Zizon? se ushtari profesionist Ervin Allmeta, 30 vjeç,  u vra në Dajt për shkak të kanabisit, duke kundërshtuar deklaratën e policisë që e cilësonte si vetëvrasje.

Hoxha tha se policia e cilësoi vdekjen e Allmetës në fillim të muaji gusht,  si vetëvrasjevrasje sepse nëse do të hetonte për vrasje, atëherë do të duhej që të zbuloheshin dhe shkatërroheshin 8 hambarë me kanabis sativa.

?Ai ushtari profesionit u vra, sepse 1 muaj më pas mjekësia ligjore e ka nxjerrë se ishte një vrasje e pastër. Po pse policia tha që ishte vetëvrasje? Sepse në atë zonë ku u vra ai (Ervin Allmeta) ka pasur 8 hangarë me kanabis sativa, dmth më shumë se 10 milionë euro?, ka thënë Hoxha për ?Rrokum Night me Kastro Zizon?.





Lajmet e fundit nga