web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rezarta Shkurta flet për Ermal Hoxhen/ E vërteta për nipin e ish-diktatorit dhe arrestimin e tij

26 Nëntor 2016, 21:41, Aktualitet CNA

Këngëtarja Rezarta Shkurta, bashkëshorte e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit që u dënua si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, rrëfeu sot për herë të vërtetën sipas saj.

Ajo u pyet nga drejtuesi i emisioni, Ermal Mamaqi, nëse sot pas dy vjetësh besonte në pafajësinë e Ermal Hoxhës, bashkëshortit të saj.

Shkurta tha se organet kompetente u treguan jo korrekte kur deklaruan se Ermal Hoxha u kap në Xibrakë me 300 mijë euro. Sipas saj, ai është kapur në Durrës dhe nuk i kishte 300 mijë euro. Kjo sepse Rezarta u theksoi se ndodhej aty në momentin e ndalimit.

?Cfarë besoj unë dhe cfare nuk është, por une them ate që është, pastaj ti ke te drejten te besosh ose jo?, i tha ajo Ermal Mamaqit ?Historia nisi jo korrekte që nga organet kompetente, të cilat deklaruan se Ermali u kap në Xibrakë me 300 mijë euro. Por ai nuk i kishte ato para dhe kur u kapëm ishim bashkë në Durrës?, tha Rezarta

Më tej, gruaja e nipit të ish-diktatorit kritikoi mediat të cilat e paraqitën familjen e saj si të pasur dhe e bënë atë pronare të një Ferrari, që sipas saj ishte marrë borxh për të realizuar një videoklip.

?Na etiketuan sikur ne kishim jetë luksoze, me pare të madhe. Më bënë pronare Ferrari, ndërkohë që ishte marrë borxh për të realizuar një videoklip?, tha Shkurta

Gruaja e Ermal Hoxhës nënvizoi se bashkëshorti i saj u mediatizua për faktin se është nipi i Enver Hoxhës dhe sipas kësaj kjo është një padrejtësi.

?Ermal Hoxha u mediatizua sepse është nipi i Enver Hoxhës. Unë e di që kjo është një padrejtësi. Një pjesë e njerëzve përtypin atë çfarë iu ofrohet. Unë solla një pjesë të së vërtetës? , tha ajo gjatë emisionit/citynews





Lajmet e fundit nga