web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blendi Fevziu flet për librat e tij/ Ja çfarë pritet të publikojë

26 Nëntor 2016, 21:10, Aktualitet CNA

Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? ku ka treguar projektet e ardhshme të tij në fushën e letërsisë.

Fevziu tha se shumë shpejtë do të nxjerrë në treg dy libra. Libri i parë do të përfshijë 15 personazhe të njohur, ndërsa tjetri lidhet me 25 vitet e tranzicionit politik në Shqipëri..

Por, projektet e tij nuk ndalen këtu. Fevziu tha se ka në plan edhe 3 libra të tjerë, njëri prej të cilave është biografia e shkrimtarit Ismail Kadare dhe raporti i tij me diktaturën. Një tjetër lidhet me UCK-në në Kosovë, NATO-n dhe Hashim Thaçin.

Në fund, Fevziu zbuloi se është duke përgatitur edhe një libër për ish-Presidentit dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.





Lajmet e fundit nga