web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonte bandën që kreu mbi 50 vjedhje/ Arrestohet shqiptari

27 Nëntor 2016, 07:46, Aktualitet CNA

Policisë italiane ju deshën më shumë se dy vite hetime për të zbuluar një grup grabitësish, i cili drejtohej nga shqiptarë. Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar banues në Prato, i dyshuar si drejtuesi i një bande që ka kryer mbi 50 vjedhje në Itali. 42-vjeçari jetonte në mënyrë të rregullt në Itali bashkë me gruan dhe fëmijët, por në dy vite bashkëpunëtorët e tij kanë marrë pjesë në të paktën 501 grabitje me një vlerë mbi 50 000 euro.

Gjatë operacionit, më herët janë arrestuar edhe 5 shqiptarë, të gjithë anëtarë të një bande të specializuar për vjedhjen e vilave dhe apartamente./ Citynews





Lajmet e fundit nga