web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO - Aksidenti i rëndë në Vlorë/ Kush është 18-vjeçari që humbi jetën

27 Nëntor 2016, 08:17, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u shënua në aksin Skele- Ujë i ftohtë në Vlorë. Një makinë ka rënë në pusetën e hapur dhe për pasojë ka humbur jetën Kristi Panajoti 18 vjeç, ndërsa është plagosur Petro Beja 21 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:50, në lagjen ?Ujë i ftohtë?.

Njoftimi i plotë i Policisë

Rreth orës 23:50, në lagjen ?Ujë i ftohtë? ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë ? Skelë, automjeti tip ?BMV-X6? me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit.

Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





Lajmet e fundit nga