web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja e Castros/ 9 ditë zie në Kubë

27 Nëntor 2016, 09:56, Aktualitet CNA

Kuba do të mbajë 9 ditë zi, në shenjë respekti për udhëheqësin më jetëgjatë jomonark të shekullit të kaluar. Njerëzit do të kenë mundësinë t?i bëjnë homazhe atij në ceremonitë e shumta rreth vendit, të hënën dhe të martën.

Në sheshin e Revolucionit në Havana mbrëmjen e së martës do të mbahet një meshë publike, ndërsa të mërkurën, hiri i 90-vjeçarit do të kalojë përmes itinerarit të përshkuar prej tij pas marrjes së pushtetit në vitin 1959. Destinacioni përfundimtar do të jetë Santiago de Cuba, ku të shtunën do të zhvillohet një tjetër meshë, përpara funeralit të së dielës.

Mësohet se të gjitha aktivitetet dhe performancat publike do të ndalohen, ndërsa televizionet e radiot do të transmetojnë programe patriotike e historike, siç bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve ?Granma?. Një koncert i tenorit të famshëm Placido Domingo u anulua, ndërsa klubet e gjalla që popullojnë Havanën heshtën./ Citynews





Lajmet e fundit nga