web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Ndryshime të tjera në qeveri/ Skenarët pas 12 shtatorit, ja kush ikën e vjen në kabinet

2 Shtator 2016, 10:25, Aktualitet CNA

Furtuna në kabinet pritet pas 12 shtatorit. Të tjera lëvizje priten në kabinetin Rama.

Ashtu si raportoi Citynews pak ditë më parë, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen dhe në vend të tij pritet të emërohet Sokol Dervishi.

Burime zyrtare i thanë Citynews se në valën e ndryshimeve të cilat nuk priten më parë se data 12 shtator largohet edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe këtë institucion do ta drejtojë më pas Partia Socialiste.  Nga ana tjetër LSI do të marrë drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Nga emrat që diskutohen për të qenë pjesë e kabinetit Rama 2 është edhe Petrit Vasili një nga eksponentët e rëndësishëm të skenës politike në LSI.

Mësohet se gjatë negociatave Rama-Meta, Kreu i qeverisë nuk ka pranuar të dorëzojë ministrinë e Brendshme. Ndryshimet që priten pas 12 shtatorit janë pjesë e pazarit Rama-Meta për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga