web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Olsi me Besnikun e partisë marrin ARMO-n!

2 Shtator 2016, 08:33, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar një tjetër aferë korruptive, marrjen me dhunë të ARMO-s nga Besnik Sula, me në krah Edi Ramën. Berisha e cilëson Sulajn si supermafioz që po lë pa rroga punëtorët e ARMO-s.

Ja mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetet sociale:

?Olsi me Besnikun e partisë marrin ARMO-n!

Te dashur miq, ashtu siç kishim njoftuar ne menyre te perseritur, se Besniku i partise mori, se bashku me Ramen, ARMO-n. Supermafiozi Besnik Sula kercenoi me jete miliardere te huaj qe donin te merrnin ARMO-n.

Keta investitore serioz denoncuan tek Rama mafiozin qe i kercenoi ata me jete dhe i largoi nga perpjekjet e tyre te ndershme per te investuar dhe fuqizuar sipermarrjen. Ai arriti me ne fund ta marre ate se bashku vet Edvin Shullazin, ne nje kohe qe ai vet eshte nder borxhlinjte e medhenj te bankave shqiptare.

Per dijeni, Besniku i partise ka rreth tre muaj qe e ka marre ARMO-n por nuk u ka paguar rrogat punonjesve, po pret per kete arat e kanabisit, ndaj dhe njoftoi vetem sot se, faktikisht, ne menyre kriminale, ka marre me Ramat ndermarrjen e rafinimit te Naftes ne Shqiperi! Sb?





Lajmet e fundit nga