web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjësohen 16.000 bimë kanabis, një 28 vjeçar në pranga

2 Shtator 2016, 08:15, Aktualitet CNA

Asgjësohen rreth 16.000 bimë narkotike Cannabis Sattiva, në Vlorë. Arrestohet në flagrancë një nga autorët, një tjetër shpallet në kërkim dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lire.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, shtetasin Gëzim Shena, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.

Është shpallur në kërkim shtetasi R.K., 28 vjeç, banues në Vlorë.

U proceduan në gjendje të lire:  Xh.H., 54 vjeç, banues në Vlorë dhe  D.B., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Ato u gjetën të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave. Dy prej këtyre parcelave me rreth 6.000 bimë narkotike, janë gjetur të mbjella pranë fshatit Karroq të Sarandës.

Gjithashtu, pranë vendit të ngjarjes, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri Automatik-model 54; 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 1 automjet tip “Mitsubishi” me targë AA781LS; një motorçikletë pa targa, të cilat dyshohet se kanë qenë në përdorim të dy shtetasve të mësipërm.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike./Citynews.al





Lajmet e fundit nga